Nuk tregoi se ishte shtatzënë, Maya zbulon se çfarë i ndodhte sa herë që provonte të bëhej me fëmijë


11/01/2019

Këngëtarja vendosi që pritjen e ëmbël ta mbajë sa më larg vëmendjes mediatike dhe duket se për këtë ka pasur një arsye të fortë. Gjatë një intervistë për emisionin “Lartë e Poshtë”, ajo ka zbuluar se më herët ka treguar që në muajt e parë që është shtatzënë dhe nuk ka arritur ta çojë deri në fund rrugëtimin.

“Dëshiroja që shtatzëninë ta mbaja larg vëmendjes së mediave, jo për të surprizuar botën, por për merak. Ky supersticion më ka ardhur nga e kaluara. Kjo të vjen nëse ti je munduar më herët që të bësh diçka dhe nuk ke pasur gjithmonë rezultat. Njerëzit më të vjetër më kanë thënë që të mos e tregoj sepse derisa fëmija të bëjë 3-4 muaj nuk duhet folur. Ndërsa më herët unë sa ngelja shtatzënë e tregoja direkt”,- u shpreh këngëtarja.

Ky supersticion ka ekzistuar që në lashtësi dhe me sa duket në rastin e këngëtares paska rezultuar i vërtetë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart