Historia e të dashurit të Dua Lipas-modeli dhe kuzhinieri që po rritet me Duan


12/02/2019

Dua Lipa është emri më i madh i muzikës pop në Britani dhe në botë duke falënderuar edhe fitimin e Grammyit të dielën, por ajo duket se është përgatitur për të shpërndarë disa fotografi me të dashurin e saj që është një yll në rritje.

Modeli i kthyer në kuzhinier, Izaac Careë (32) nga Londra, është në lidhje me këngëtaren e hitit Neë Rules që nga viti 2015, edhe pse kanë pasur lidhje të ndërprerë, kurse ai muajin e ardhshëm do të debutoj me librin e tij të kuzhinës, “Dirty Dishes”.

Ajo do të përmban 100 receta si: Tamarind Treacle Tart një recetë kjo me pasta me bollëk, që shkon kundër trendëve për të konsumuar ushqim të pastër.

Ai nuk është trembur për të treguar stilin e ti të shtrenjtë të jetës glamuroze me yllin e popit, me çiftin që kanë ateruar në vende turistike si Goa dhe Turqi, transmeton GazetaExpress. 

“Krenar me dashurinë time dhe ju thashë se do të dilni nga aty me dy por ju ishit shumë e turpshme për ta pranuar këtë. Shumë i lumtur me ju! P.S sa bukur dukeni në këtë fotografi…#grammys”.

Çifti thuhet se u takuan gjatë një takimi me shokët e tyre dhe e filluan lidhjen më 2015. Por në fund të viteve 2017, çifti ishin ndarë por kishin thënë se do të mbeten shokë.

Para se të takohej me Duan, Issac ishte trajnuar si kuzhinier në vitet si tinejxher, duke ndjekur hapat e babait dhe gjyshit të tij. Ai është rritur në kuzhinën e Hackney, duke ndihmuar familjen eë tij, e cila gjë i kishte dhënë atij pasion për gatimin e ushqimit.

Ai studioi edhe dy vite në kolegjin e kulinarisë, për të punuar si shef kuzhine në Londrën veriore, para se të stërvitet bashkë me Michelin-kuzhinierën e njohur Angela Hartnet në kuzhinë e hotelit Connaught në Londër, përderisa restoranti ende ishte në pronë të “Gordon Ramsey Group”.

Nëse kjo për të nuk do të ishte e mjaftueshme ai ishte skautuar nga një agjenci modelingu në moshën 22 vjeçare dhe kishte udhëtuar nëpër botë, duke qenë model për Topman dhe Hermès.

Por ai vazhdoi me ushqimin-duke filluar një uebfaqe të tij dhe një kanal në YouTube të quajtur Dirty Dishes ku ai shpërndante recetat e tij të preferuara. Ai po ashtu do ta lansojë librin e tij për kuzhinë në mars, i cili do të përmban 100 receta nga ana e tij.

Nëntorin e kaluar, kuzhinieri është paraqitur edhe në emisionin “This Morning” me Phillip Scofied dhe Rochelle HUmes, duke gatuar disa nga specialitetet e ti nga libri që do ta lansojë. 

“Të hash ushqim të pastër është të ngopësh. Dëshiroj diçka ndryshe nga vetja e ime. Dëshiroj që njerëz të ngopen me ushqim”, kishte thënë ai për Standard për librin e tij.

Ndërsa po vazhdonte këtë karrierë, ai dhe dua u bashkuan përsëri në janarin e vitit 2018, pasi që Dua i dha fund lidhjes me Paul Klein. Kuzhinieri tregonte se ata janë bashkuar duke postuar një fotografi të tyre në pushime në Ibiza.

Gjithçka dukej bukur, me çiftin që kishin shpërndarë fotografi si dy zogj të dashuruar s’bashku, derisa në qershor ai shihet duke vallëzuar me një grua tjetër.

Fotot treguan Issacun duke vallëzuar shumë afër një gruaja në një klub homoseksualësh në Londër. Dua ishte në turne në atë kohë, por për ta fshirë plagën me krip ai vallëzonte me një brunetë misterioze me njërën nga këngët e saj, One Kiss.

Megjithatë, çifti janë parë të përqafuar edhe nga ky incident pasi që në instagramin e tij ata ishin parë së bashku përsëri.

Në fund të vitit të kaluar Dua dhe Issac shihet së bashku duke bërë selfie në pushime në Goa. Ai po ashtu bëri një fotografi të tij në avionin privat ku ishte me disa yje si Lewis Hamilton.

Por, për çudi nga të gjitha këto selfie në Insgramin e tij nuk mungoi pasioni i tij për ushqimin, duke treguar ide si të përgatitet peshku dhe vaktet meksikane.

Ai po ashtu ka shpërndarë fotografi të veta të modelingut-kohëve të fundit për Jimmy Choo për këpucë si dhe ka pozuar për ballinën e revistës “Square Mile”.

Por, kuzhinieri tashmë ka shpërndarë fotografi të Duas dhe të tij në Grammy dhe ka postuar InstaStory të ndryshëm me prindërit e saj, e cila gjë tregon se në librin e tij më të mirë është këngëtarja e famshme kosovare. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart