Grupi Marigona po rikthehen me muzikë, për një arsye shumë të veçantë


12/02/2019

Grupi i famshëm muzikor dhe aq shumë i dashur nga publiku shqiptar po kthehet me një projekt të ri muzikor.

KosovaPress ka mësuar se ky grup tashmë ka realizuar këngën së cilës i ka bashkuar edhe videoklipin dhe i njëjti pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme në të gjitha mediat.

Megjithatë, kjo këngë është vetëm fillimi. 

Marigona do të vazhdojë me projekte të veçanta dhe unike pas publikimit të kësaj këngë.

Përpos realizimeve të reja, Grupi Marigona ka vendosur që kanali i tyre zyrtar në Youtube të shfrytëzohet për të grumbulluar të ardhura për bamirësi.

Të gjitha arkëtimet që vijnë nga klikimet do t’u dedikohen personave me nevojë. 

Marigona – sonte

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart