Fifi vjen me një ‘super mega baladë’ në ‘Këngën Magjike’


25/09/2018

Fifi ka zbuluar se këtë edicion të ‘Këngës Magjike’ po vjen me një bashkëpunim.

Pas suksesit të madh të vitit të kaluar, këngëtarja Filloreta Raçi ka vendosur të rikthehet përsëri në këtë festival me një baladë, por këtë herë me bashkëpunim, shkruan Gazeta Express.

E megjithëse ajo nuk do ta zbulojë ende artistin se për kë bëhet fjala, ajo ka siguruar të gjithë se është një befasi që do të përflitet shumë.

Fifi pret që ta zbulojë artistin në javët në vazhdim ndërsa thotë se kënga do të jetë një “super mega baldë me super mega tekst e super mega artist”.

Megjithëse nuk e dimë artistin dhe nuk e kemi dëgjuar ende këngën, shpresojmë se fitorja do të jetë e Fifit këtë herë, pasi duket sa ka punuar shumë për këtë këngë./Gazeta Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart