Ditëlindje si dasmë, Tayna nis festimet tri ditë më herët


12/12/2018

Reperja më ‘in’ e estradës sonë këto ditë feston ditëlindjen e saj të 22-të.

Mbrëmjen e djeshme reperja e njohur Tayna ka pritur orën 12 për të festuar ditëlindjen e saj. Por ajo ç’ka na habiti është fakti se Tayna ka filluar festën e ditëlindjes 3 ditë më parë por ende nuk dimë arsyet.  

Përmes kësaj Tayna na ka kujtuar dasmat shqiptare të cilat zgjatin disa ditë rresht. Ajo ka organizuar një darkë vetëm me vajza. Tayna kishte vënë një kurorë në kokë, aksesor të cili mund të themi se e verifikon. Dhe a e dini pse? 

Sepse vetë reperja vetquhet “Queen Tayna”. Madje rikujtojmë edhe “luftën” që ka bërë në rrjet me reperet e tjera për këtë titull. 

Ajo ka publikuar në Insta Story disa momente nga festa e saj e ditëlindjes, por sërish ka qenë shumë e rezervuar dhe përbri postimeve ka shkruajtur: “para ditëlindjes”. Tayna ka organizuar këtë festë të madhe para ditëlindjes, imagjinoni pak ç’mund të bëjë atë ditë. /Blitz

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart