Përveç Duas dhe Bebes, ky është shqiptari tjetër që mori pjesë në ceremoninë e ‘Grammy Awards’


12/02/2019

Këngëtari shqiptar, Durim Morina, i cili njihet me nofkën Mirud ishte pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy”. 

Këtë e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, pranë të cilit ka treguar se për veshjen e tij është kujdesur një dizajnere shqiptare.

Kujtojmë që Mirud së fundmi ka qenë në Shqipëri, pasi mori pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën “Nënë”.

Në “Grammy Awards”, Dua Lipa ka qenë shqiptarja e parë e cila ka rrëmbyer çmime.

Ajo ishte e nominuar për dy kategori, atë “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë në zhanrin dance”./Lajmi.net 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart