Kthehu lart

Austrisë dhe Kosovës i duhet një ilaç për procesin e ndërprerë

Austrisë dhe Kosovës i duhet një ilaç për procesin e ndërprerë Autori: Anton Berisha GazetaExpress

Natyrisht, që vizita e kryeministrit austriak është një mundësi e shkëlqyeshme për të vlerësuar Austrinë për mbështetjen e Kosovës në të gjitha fazat e historisë sonë, në të gjitha instancat ndërkombëtare deri më tani. Në këtë linjë, ne do të donim me dashamirësi, të lusim Austrinë të vazhdon përkrahjen konstruktive për Interpolin, pasi kjo është me rëndësi vitale jo vetëm për Kosovën, por edhe për Rajonin dhe për Serbinë fqinjë

Është e qartë se ne nuk po jetojmë fundin e historisë, siç interpretohej dikur nga qarqet akademike.

Përkundrazi, është duke u dëshmuar fillimi i një epoke të re. Dilema e sotme është: a jemi duke dëshmuar kthimin e historisë?! - një tranzicion i butë në një ekuilibër të ri ose do të hasim në fërkime, përmes fenomenit "Thucydides Trap", për të përshkruar tensionet midis rënies dhe rritjes së potencialeve. Pranimi universal i demokracisë liberale që gëzonte deri në ditët e sotme pranueshmërinë e një sistem të organizimit politik, tani është duke u sfiduar nga kapacitetet ekonomike të shteteve me sisteme alternative dhe ndikimin që ato ushtrojnë në botën në zhvillim.

Evropa si gjeografi dhe një sistem vlerash po ballafaqohet me synimet hibride gjeoekonomike dhe gjeostrategjike. Ngritja e civilizimit të vjetër, përpjekja për kthimin e interesave historike dhe ideologjike në rajonin tonë nuk është një problem që duhet fiksuar. Është një kusht që do të duhet të menaxhohet gjatë një brezi.

Duke pasur parasysh pikëpamjet e lartpërmendura, ndërmjet Austrisë dhe Kosovës mund të kujtojmë historinë tonë të përbashkët, si një ilaç për procesin që është ndërprerë. 

Duke thënë këtë, aludimi i natyrshëm është bashkëpunimi i ngushtë mes gjeneralit Piccolomini dhe kryepeshkopit Pjetër Bogdani në shekullin XVII,si dhe i dr. Ibrahim Rugovës me dr. Alois Mock, ish ministri i jashtëm austriak, në fund të shekullit të kaluar. Në fakt, një përkujdesje e Austrisë ndaj nesh ka ekzistuar përgjatë gjithë këtyre shekujve.

Ky lloj i bashkëpunimit të ngushtë sot është në përputhje me sigurinë dhe luftën kundër migracionit të paligjshëm, stabilitetit dhe riafrimit të rajonit tonë në procesin e integrimit në BE.

Për këtë proces integrues, do të duhej të kemi një qëndrim të qartë politik të përbashkët të vendeve të BE-së. Ngjarjet në vitet e fundit këndejpari kanë treguar se ajo nuk është e vetmja lojtare në qytet. Prandaj, deklaratat se pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të importojë problemet ekzistuese, është prirje e mbjelljës së frikës, dhe si të tilla janë të paekuilibruara.

Në vend të "Stilit Regata" të qasjes, që nënkupton anëtarësimin e shteteve të rajonit sipas vlerësimit individual në Bashkimin Europian, mendoj se ekziston një nevojë serioze për një vendim politik për një proces pranimi në bllok (Bosnja e Hercegovina, Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia). Kjo është përgjigjja për të shmangur përfshirjen e anasjelltë gjeopolitike në zemër të Evropës.

Mendoj se është shumë me rëndësi që Austria si udhëheqëse e këshillit të BE-së, respektivisht kryeministri i saj z. Kurtz të shtyjë përpara Agjendën e Liberalizimit të Vizave për Kosovën. Ky është një projekt jetësor për Rajonin ku Austria ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur. Konkretisht, kjo është thirrje për ta shtyrë Kosovën në kuadër të Agjendës së Coreper (Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm në Bashkimin Evropian në Bruksel) në mbledhjen e radhës.

Natyrisht, që vizita e kryeministrit austriak është një mundësi e shkëlqyeshme për të vlerësuar Austrinë për mbështetjen e Kosovës në të gjitha fazat e historisë sonë, në të gjitha instancat ndërkombëtare deri më tani. Në këtë linjë, ne do të donim me dashamirësi, të lusim Austrinë të vazhdon përkrahjen konstruktive për Interpolin, pasi kjo është me rëndësi vitale jo vetëm për Kosovën, por edhe për Rajonin dhe për Serbinë fqinjë.

Rruga është e gjatë dhe mundësitë poashtu janë të mëdha për një rajon që është pjesë përbërëse e Europës.

    Data: 06 Nentor 2018 18:24
    Autori: Anton Berisha

    Të tjera