10
*
° °

E hëna fillon me shi në Kosovë, këto do të jenë temperaturat

E hëna pritet që të sjellë shi në të gjithë Kosovën. Mirëpo, temperaturat e ngrohta pritet që edhe ëpr disa ditë ta përcjellin vendin tonë.

28.10.2018 - Vorbulla ciklonike që ka depërtuar mbi Mesdhe, gjatë mbrëmjes së sotme dhe ditëve të para të javës, pritet të sjellë kushte për të reshura shiu edhe mbi rajonin tonë.

E nga dita e mërkurë, fusha të fuqishme anticiklonike që ndodhen mbi Europën lindore, do të shtrihen mbi vendin tonë duke favorizuar mot më stabil, derisa masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore që do të shtrihen mbi rajon, do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

29.10 - Mot i ngrohtë, kryesisht me vransira. Në mëngjes në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.

30.10 - Mot kryesisht me vransira. Gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.

31.10 - Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.
1.11-2.11 - Të enjten mot i ngrohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Ditën e premte, mot shumë i ngrohtë, pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit, mbesin të larta, ndjeshëm mbi vlera mesatare, me tendencë të rritjes së mëtutjeshme. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 20C deri 23C, e të premten edhe deri në 25C.

Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga juglindja 5-15m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet lartë mbi vlera normale