Mobileria në Podujevë përfshihet nga zjarri, Policia jep detaje - Gazeta Express
string(62) "mobileria-ne-podujeve-perfshihet-nga-zjarri-policia-jep-detaje"

Mobileria në Podujevë përfshihet nga zjarri, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

12/12/2022 10:14

Një mobileri në fshatin Peran të Podujevës është përfshirë nga zjarri.

Sipas zëdhënënses së Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, kjo mobileri ndodhet në katin e sipërm të një pompe të derivateve.

Lexo Edhe:

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran rë Podujevës, ku nga zjarri është përfshirë një dyqan (mobilieri) që ndodhet në katin e sipërm të një pompe derivatesh. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe  policia të cilët po merren me rastin.  Zjarri është lokalizuar, nuk ka  persona të lënduar”, tha Ahmeti për Express.

*Foto ilustrim