Kthehu lart

Po afrohet fundi i botës: E ka parë rënien e Hitlerit, vdekjen e Stalinit e Lady Di-së

Po afrohet fundi i botës: E ka parë rënien e Hitlerit, vdekjen e Stalinit e Lady Di-së GazetaExpress

Profetizuesja bullgare shikimin e ka humbur në një stuhi të tmerrshme në moshën 12-vjeçare. ‘Zoti pas tragjedisë më ka dhënë një dhuratë të veçantë i shikim çfarë nuk e ka askush tjetër’ ka thënë Baba Vanga.

Do të ndodhë fundi i botës. Toka do të ikën prej Diellit. Akulli do të paraqitet. Kafshët do të vdesin, ka paralajmëruar Baba Vanga një njërën prej intervistave të fundit, para vdekjes në vitin 1996. Udhëtari Anatolij Lubçenko e ka shikuar dhe i tronditur e ka pyetur:

“Por, Vanga, njerëzit do të mbijetojnë?” Vanga i është përgjigjur: “Njerëzit e mirë do të mbijetojnë, e ata të këqijtë – ata sigurisht se do të dështojnë. Shumë njerëz do të vdesin. Pastaj do të pasojë idila, pavdekësia”, transmeton GazetaMetro.net.

Baba Vanga në këtë intervistë ka provuar t’ia tërheqë vërejtjen botës së në këtë mënyrë më asgjë s’mund të funksionojë. 

I ka njohur pushtetarët më të mëdhenj të botës

– Në të ardhmen njerëzit do të lirohen nga trupi – ka thënë më tej Vanga Anatolit. E kur e ka pyetur se çka do të thotë kjo, sikur nuk ka dashur ta lodhë tepër herët me këtë.

– Njerëzit mund të jetojnë edhe pa trupin e tyre. Personaliteti i tyre dhe energjia e tyre – i ka thënë pa shpjegime të tjera.

Profetizuesja e verbër bullgare për shumicën është fenomen i pashpjeguar dhe deri më sot zgjasin diskutimet se kush ka qenë në të vërtetë ajo? Gjatë jetës e kanë akuzuar se është spiune, disa e kanë ngritur deri në statusin e shenjtores, të tretët e kanë quajtur profetizuesen më të madhe kurdoherë – dhe e kanë quajtur Nostradamus në fustan.

Sipas legjendës, i ka njohur sundimtarët më të mëdhenj, e ka paraparë të ardhmen e tyre, e disa gati i kanë kushtuar me kokë. 

– Arrestojeni Vangën – i ka thënë me zë të akullt ekzekutorti Lavrentie Beria pasi që i kanë treguar se profetizuesja Vanga e ka paralajmëruar vdekjen e Stalinit, punëdhënësin e Berias dhe sundimtarit më mizor pas Ivan Groznit. Pak pas profetizimit të Vangës – bota është nemitur para lajmit, i cili kishte arritur nga Kremlini. Sundimtari është i vdekur. E kanë mbyllur, por kur parashikimi i përmbush, janë nemitur. E kanë pyetur prej nga informatat e tilla. është përgjigjur: “Qeniet e padukshme m’i zbulojnë fshehtësitë e botës.

E ka angazhuar policia sekrete ruse
Tërë jetën e ka përcjellë fama se është “në marrëdhënie shumë të afërta” me kreun e Partisë Komusite. Shpesh e kanë parë në shoqëri me Todor Zhvikovin, kështu që disa konsiderojnë se për popullaritetin pjesërisht mund t’u falënderohet edhe informatave, të cilat i ka marrë nga shërbimi sekret bullgar. 

Agjentët më të mirë pas perdeve të saj përgjonin armiqt, pushtetarët e gazetarët dhe kështu e plotësonin mozaikun, e pastaj u kurdisnin ngjarjet sipas interesit të tyre. Në favor të kësaj është edhe e dhëna se Vanga zhdukej për nga disa muaj, ndërsa të afërmit s’kishin asnjë ide se ku është. Ka pasur diskutime se e ka krijuar policia sekrete ruse. Konsideronin se qëllim i rusëve ishte kontrolli psikologjik i masave, sepse Vanga ka pasur ndikim të tillë mbi njerëzit. 

Skeptikë kishte, por më pak. Konsideronin se Bullgaria me ndihmën e Vangës e mbush arkën e shtetit. Pushteti kishte angazhuar drejtorin e Institutit shtetëror për psikologji Georgi Lozanovin për t’u kujdesur për të, kurse parashikimet e saj i kanë shënuar shkencëtarët. Gjatë një ditë pranonte rreth njëqind klientë, kurse fitimi derdhej në arkën e shtetit. Qasje të pakufizuar kanë pasur vetëm shtetarët e rëndësishëm. E gati se nuk ka të tillë që nuk e kanë kërkuar këshillën e saj. Njëri prej tyre, flitet se ka qenë edhe  Adolf Hitleri. Obsesioni i tij me astrologët e falltorët ka qenë gati i sëmurë. Ditë e natë kanë shikuar se a i ka yjet në anën e tij. Vangës nuk i duheshin yjet, Në gjumë, tregonte, e kishte vizituar një kalorës.

– Së shpejti bota do të kthehet me kokë poshtë. Shumë njerëz do të vriten – tregonte ajo çfarë kishte ëndërruar. Hitleri, sipas rrëfimeve, nga shtëpia e saj ka ikur i tërbuar.

– Lëre Rusinë rehat. Atë luftë do ta humbësh – ia ka zbrazur ajo pa ngurrim në fytyrë.

Vanga, thonë, e ka paraparë edhe vdekjen tragjike të Lady Di. Rusët i ka bindur: “Vladimir do t’u çojë në fronin e botës”. Dhe atë në kohën e BRSS-së. Me plot bindje thoshte: “Jugosllavia do të shkatërrohet, sepse njerëzit e kanë sharë Zotin!”.

Libri zbulon fenomenin Vanga

A është e ardhmja vërtet aq tmerruese? Në vizionet e Vangas hasi shumë ngjashmëri me ngjarjet e vërteta për të mos dyshuar se ajo shumë qartë e ka paraparë edhe të ardhmen tonë.

    Data: 02 Dhjetor 2018 07:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera