Kthehu lart

Paralajmëron NASA, të dielën ndodh ngjarja qiellore

Paralajmëron NASA, të dielën ndodh ngjarja qiellore GazetaExpress

Një kometë që pritet të kalojë shumë pranë Tokës javën e ardhshme do të jetë kometa më e ndritshme në qiellin e natës, duke shkaktuar një shndritje të gjelbër që shtrihet sa madhësia e jupiterit.

Kometa 46P/Wirtanen vjen pas një rrotullimi në hapësirë për më shumë se 5 vjet, dhe mund të shihet me një teleskop.

Dhe, NASA thotë se ndoshta së shpejti do të mund ta shihni atë edhe me sy, transmeton Gazeta Express.

Kometa më e ndritshme në univers do t’i afrohet Tokës më 16 dhjetor, kur të jetë më së shumti e dukshme vetëm pak lartë horizontit lindor. NASA shpërndau një fotografi mahnitëse të kometës duke shndritur në qiell, përderisa ajo po i afrohet diellit dhe Tokës. 

Kometa do të jetë më afër diellit më 12 dhjetor, thuhet sipas Earthsky, para se t’i afrohet planetit tonë disa ditë më pas.

    Data: 10 Dhjetor 2018 10:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera