Kthehu lart

Një burrë xhiron “UFO jashtëtokësore” që rrinë pezull afër kopshtit të tij

Një burrë xhiron “UFO jashtëtokësore” që rrinë pezull afër kopshtit të tij GazetaExpress

Bret Harrison Jones ishte në oborr me kamerën e tij kur ai xhiron një objekt në formë “piluleje”

Burri ka thënë se ai “ka parë një anije jashtëtokësore e ku edhe zogjtë ishin të befasuar me praninë e këtij objekti të pa identifikueshëm”.

Xhirimet tregojnë që një objekt i ndritshëm, në largësi, në formë cilindrike, për të cilin së paku ishte më i madh se një avion komercial, ndoshta mund të ishte edhe jashtë atmosferës sonë.

Si një shitës në eBay 34 vjeçar, ka thënë se ai “ishte totalisht i frikësuar” kur atë që kishte xhiruar beson që i takon një objekti të pashpjegueshëm që më shumë gjasë nuk është nga kjo botë.

Videoja frikshme u bë virale në rrjetet sociale ku kishte 40 000 shikues për pak minuta ku anija e UFO-ve thuhet se ka pas një trekëndësh të zi TR-3B.

“Isha jashtë duke bërë një video dhe foto të disa zogjve”, tha ai.

“Kalova disa orë jashtë derisa vendosa të kthehem dhe papritur pas një dritë të vogël në qoshe”.

“Ndodhi dhe besova që është një reflektim drite por e pash që ajo vazhdonte ndriçimin dhe ishte pas një avioni”, transmeton GazetaExpress. 

“Vendosa që të përpiqem që ta kap atë. E pashë ndoshta për 10 sekonda por kamera ime nuk fokusohej në të dhe mendova se nuk e kam kapur fare”.

“Por kur shkova më poshtë, ishte një dritë e shpejt dhe nëse e shikoni ngadalë do të shihni se si këto drita të mëdha vinë në fokus dhe e shikoni një objekt në formë pilule”.

“Kur e pashë momentin që u ktheva brenda, më bëri të çmendem. Nuk e prisja këtë gjë”.

“Unë nuk e di çka është. Ka dy skaje në përfundim dhe sikur ka një litar që vjen nga pjesa e përparme e saj apo nxjerr një lëng jashtë saj”.

“Mendoj që ishte një video me një objekt të pashpjegueshëm, një UFO. Nuk jam i sigurt a është bërë nga njerëzit apo nga alienët”.

“Në momentin e xhirimit dyshoja se objekti ishte në një largësi sa një avion komercial”.

“Pasi e kam analizuar mendoj se ky është një rast, por kur e analizoj edhe më shumë, mendoj se ajo mund të këtë qenë edhe jashtë atmosferës sonë”.

Në videon e tij Bret jep edhe shpjegime të hollësishme se si ai kishte kapur këto pamje dhe çfarë pajisjesh kishte përdorur. /GazetaExpress/

    Data: 09 Shkurt 2019 02:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera