Kthehu lart

Largojnë kapakun e pusetës dhe zbulojnë një qytet të fshehtë nën tokë

Largojnë kapakun e pusetës dhe zbulojnë një qytet të fshehtë nën tokë GazetaExpress

Si Kolombo i kohërave moderne, duke zbuluar sekretet e një bote të panjohur, një grup eksploruesish urban kanë zbuluar një qytet të fshehtë nën rrugët e Mançesterit.

Videoja shfaq momentin kur grupi i shokëve çojnë kapakun e rëndë prej metali të një pusete në rrugë dhe zbulojnë botën e paeksploruar nën tokë.

“A gjetëm një qytet të vërtetë nën Mançester?”, pyet njëri nga shokët e grupit me habi, transmeton Gazeta Express.

Brenda ata gjejnë mure, shkallë, një dritare të hapur me atë që duket si vrima plumbash.

Shikojeni videon e plotë të tyre: 

    Data: 19 Shtator 2018 13:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera