Kthehu lart

Jashtëtokësorët "në aksion", kanë dërguar anije hapësinore afër Tokës

Jashtëtokësorët "në aksion", kanë dërguar anije hapësinore afër Tokës GazetaExpress

Guri misterioz i cili ka fluturuar afër Tokës mund të ketë qenë një anije hapësinore që ka kaluar afër nesh duke përdorur dritën, sipas një punimi shkencor të ri nga shkencëtarët e Harvard.

Kur Oumuamua fluturoi afër Tokës, shkencëtarët ngaruan për të mësuar për të: ishte objekti i parë që kishte ardhur në sistemin tonë diellor nga një sistem diellor tjetër, shkruan The Independent. Por kur ia mësyen ta studiojnë, guri kaloi në anën tjetër të sistemit tonë diellor. Në atë kohë të shkurtë, astronomët konkluduan se objekti ishte duke lëvizur çuditshëm. Po rrotullohej shumë shpejtë teksa po fluturonte në sistemin diellor, dhe dukej se po shpejtonte më shumë teksa po lëvizte. Hulumtuesit në punim thonë se mund të jetë objekt i dërguar nga një qytetërim tjetër. Shkencëtarët thonë se vetë ata kanë provuar të ndërtojnë një mjet me formë të ngjashme si të objektit në mënyrë që të mund të lëvizet nga drita, kështu që duke pasur parasysh formën e atij objekti, është shumë e mundur të jetë dërguar nga një qytetërim i largët në Universin tonë, me fjalë të tjera nga jashtëtokësorët.
    Data: 07 Nentor 2018 10:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera