Kthehu lart

Dokumentari i publikuar në “Amazon”: Krishti ishte grek, e jo çifut

Dokumentari i publikuar në “Amazon”: Krishti ishte grek, e jo çifut GazetaExpress

Sipas një dokumentari të ri, i cili është publikuar në platformën “Amazon”, njerëzit e kanë ngatërruar Krishtin me një filozof grek, i cili ka jetuar në të njëjtën periudhë kohore me të dhe për të cilin besohej se i kthente të vdekurit në jetë.

Përshkrimi për jetën dhe mrekullitë e Krishtit mund të jenë ngatërruar me filozofin e lashtë grek, Apollonius. Mes këtyre dy figurave ka ngjashmëri të madhe dhe ka dëshmi se filozofi i lashtë ka ekzistuar. Në dokumentarin e titulluar “Konspiracionet e Biblës” thuhet se Krishti në fakt mund të jetë Apolloniusi.

Ky dokumentar nuk e vë në dyshim ekzistimin e Krishtit si figurë historike. Sidoqoftë, në të thuhet se personi i përshkruar në Testamentin e Ri si “djali i Zotit” mund të jetë Apolloniusi. Krishti dhe Apolloniusi kanë qenë predikues, të cilët besohet se kanë bërë mrekulli të ndryshme gjatë shekullit të parë. Të dy përshkruhen si persona që kanë pasur mjekër të gjatë.

Ky dokumentar tregon se si Apolloniusi ishte bërë figurë e njohur për shkak të aftësisë së mbinatyrshme për të bërë mrekulli të ndryshme. Sidoqoftë, shikuesit e këtij dokumentari kanë reaguar negativisht ndaj këtij publikimi. Një komentues ka thënë se autorët e dokumentarit nuk kanë njohuri për Biblën dhe kanë cituar mite qesharake, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 11 Shkurt 2019 14:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera