Kthehu lart

Zero tolerancë ndaj familjes së Meghan, pallati mbretëror merr masa kundër tyre

Zero tolerancë ndaj familjes së Meghan, pallati mbretëror merr masa kundër tyre GazetaExpress

Dukesha e Sussex, Meghan Markle nuk po gjen paqe nga intervistat e vazhdueshme të të atit në media të ndryshme.

Thomas Markle duket i vendosur për të fituar disa para në kurriz të vajzës së tij, Dukeshës së Sussex.

Mirëpo, familja mbretërore duket se është lodhur nga këto intervista të babait, vëllait dhe motrës së Meghan.

Pallati mbretëror nuk reagon asnjëherë për problemet e familjarëve të tij, por kësaj radhe është ndryshe, pasi sipas burimeve për Daily Mail, durimi i Mbretëreshës është sosur.

Daily Mail shkruan se familja mbretërore po përgatit një strategji agresive ndaj babait të Dukeshës, në mënyrë që ky i fundit mos të japë asnjë intervistë për mediat.

Ende nuk dihet se cila është kjo strategji, por mesa duket Mbretëreshës Elizabeth II i kanë ardhur në majë të hundës intervistat e Thomas Markle.

Meghan nga ana tjetër mësohet të jetë e shqetësuar dhe e mërzitur për shkak të babait, motrës dhe vëllait të saj.

E vetmja që e mbështet është e ëma, e cila do t’i bashkohet së shpejti të bijës për të jetuar në Londër.

    Data: 14 Gusht 2018 22:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera