Kthehu lart

Zaev - Pence: Marrëveshja e Prespës siguron vendin e merituar në strukturat euroatlantike

Zaev - Pence: Marrëveshja e Prespës siguron vendin e merituar në strukturat euroatlantike GazetaExpress

Porosi inkurajuese për Marrëveshjen e Prespës, ka marrë kryeministri Zoran Zaev nga nënpresidenti i SHBA-së Mike Pence në takimin në Uashington.

Pas takimit, Pence në Twitter shkroi se Uashingtoni i jep mbështetje të fuqishme, siç thekson,  Marrëveshjes historike me Greqinë.

"Me zbatimin e kësaj marrëveshjeje do të ketë siguri më të madhe në rajon", thekson Pence. 

Kryeministri Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, thotë se Pence i ka përshëndetur përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së Marrëveshjes.

"Mundësia që të bisedojmë me nënpresidentin e SHBA-së Mike Pence vjen në një moment historik kyç për Republikën e Maqedonisë. Nga nënpresidenti Pence morëm porosi inkurajuese për përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së Marrëveshjes së Prespës. Në takim ishte theksuar se me Marrëveshjen e kemi siguruar vendin e merituar në strukturat euroatlantike. Me këtë e sigurojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për qytetarët tanë", thekson Zaevi.

Shërbimi qeveritar për informim i RM-së mbrëmë kumtoi se Pence në takimin me Zaevin transmetoi porosi edhe nga presidenti i SHBA-së Tramp për mbështetjen e Uashingtonit për guximin e treguar dhe lidershipin e zbatimit të reformave të nevojshme në vend për Marrëveshjen e arritur me Greqinë që e hapën rrugën për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE. 

"Nënpresidenti Pence theksoi se Shtëpia e Bardhë e inkurajon dhe ndanë vizionin Republika e Maqedonisë të jetë pjesë e demokracisë, vend anëtarë prosperues i NATO-s dhe BE-së", informojnë nga Qeveria.

Takimi është realizuar me ftesë të nënpresidentit Pence, ndërsa vijon pas vizitave të sekretarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis dhe të ndihmësit të sekretarit shtetëror Wes Mitchel në Maqedoni dhe mbështetja e shprehur për referendumin e ardhshëm dhe integrimin e vendit në NATO dhe në BE.

    Data: 21 Shtator 2018 09:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera