Kthehu lart

William Barr emërohet prokuror i përgjithshëm i SHBA-së

William Barr emërohet prokuror i përgjithshëm i SHBA-së GazetaExpress

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, emëroi William Barr për prokuror të përgjithshëm - post të cilin e ka mbajtur në vitet 1990.

Emërimi vjen pasi Trump e ka shkarkuar nga pozita Jeff Sessions, në muajin nëntor.

Barr do të marrë përsipër mbikëqyrjen e hetimit të ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Sipas mediave amerikane, ai ka qenë kritik ndaj disa aspekteve të hetimeve.

Barr, avokat konservator, e ka mbajtur të njëjtin rol nën presidentin George HW Bush, nga viti 1991 deri më 1993.

    Data: 07 Dhjetor 2018 17:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera