Kthehu lart

VV komenton moskthimin e pajisjeve nga Sami Kurteshi

VV komenton moskthimin e pajisjeve nga Sami Kurteshi GazetaExpress

Javën e kaluar u raportua se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ende i shfrytëzon asetet e zyrës së Avokatit të Popullit, institucion të cilin e kishte drejtuar në të kaluarën.

Sami Kurteshi posedon një smartphone dhe një iPad që i takojnë zyrës së Avokatit të Popullit të cilat thotë se as që e ka ndërmend t’i kthej ani pse kanë kaluar 3 vite prej që ai nuk është më në krye të këtij institucioni.

Mirëpo Lëvizja Vetëvendosje ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se meqë po bëhet fjalë për një çështje e cila ka ndodhur gjatë kohës sa Kurteshi nuk ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, nuk ka të bëjë me këtë parti. Ata tutje thonë se kjo mund të zgjidhet bashkërisht në mes të Kurteshit e Zyrës së Avokatit të Popullit.

“Kjo është një çështje që i takon atij dhe nuk ka të bëjë me Lëvizjen dhe është fjala për një kohë kur nuk ishte në organizatën tonë. Pra është një marrëdhënie e z. Kurteshi me institucionin që ka punuar. Ata mund ta zgjidhen bashkë këtë rast”, tha për kallxo.com, zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti.

    Data: 11 Korrik 2018 23:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera