Kthehu lart

VV'ja akuzon Ahmetin se u ka premtuar ndërmarrjet publike AAK'së dhe AKR'së

VV'ja akuzon Ahmetin se u ka premtuar ndërmarrjet publike AAK'së dhe AKR'së GazetaExpress

Egzon Azemi, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit se shumë prej ndërmarrjeve tashmë i ka ndarë për partitë e tjera.

“Hortikulturën ia kanë nda AAK-së, këtë e di, normal që ky s’mund të thotë po. Ia keni premtuar sport-marketingun AKR-së”, ka thënë Azemi në "Rubikon" të KTV'së, duke  përmendur edhe emrin e Dren Kukajt, drejtor i Drejtorisë së Pronës.

Ai përmendi edhe Hajdar Hoxhën, i cili është caktuar si ushtrues detyre, e që sipas Azemit, është anëtar i PSD-së, por nuk ka guxim të pranojë një gjë të tillë.

    Data: 11 Korrik 2018 21:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera