Kthehu lart

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë GazetaExpress

KEDS ka njoftuar se në kuadër të punimeve në projekte investive, sot, një pjesë e lagjes “Kalabria” e Prishtinës do të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike.

Rryma do të ndalet prej orës 09:00 deri në ora 11:00 dhe prej orës 13:00 deri në ora 16:00.

Arsyeja e ndërprerjes, sipas KEDS-it, është kyqja e konsumatorëve sipas projektit në Kalabria 1&2.

Me ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve nesër do të përballen edhe disa lokacione të Suharekës.

Rryma do të ndalet ndërmjet orës 10:00 dhe 15:00 te gurthyesi “Famisi” dhe lapidari në Samadraxhë.

Atje do të vendosen konzolla “anije” dhe izolatorë tërheqës.

Në rajonin e Ferizajt do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit.
Si rezultat i punimeve nga ora 10 :00 deri në ora 13 :00 lokacionet në Han të Elezit : Qyteza, shkolla fillore, shkolla e mesme, Hekurudha, banesa Jahush Kuka, Paldenica, pompa “Alba oil”, Axhamët, Dimca dhe Dremjaku.

Arsyeja e ndërprerjes së rrymës: Punimi i lidhëses kabllovike për kalim të furnizimit të tri trafostacioneve nga dalja e Palidencës në atë të Kolonijës.


    Data: 12 Janar 2019 08:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera