Kthehu lart

Vëllai i Valbonës: Shteti dështoi ta mbrojë motrën time

Vëllai i Valbonës: Shteti dështoi ta mbrojë motrën time Foto: Ilustrim GazetaExpress

Shkelzen Marku, vëllai i Valbona Marku-Nrecaj, ka fajësuar shtetin për mosmbrojtjen e motrës së tij nga Pjetër Nrecaj.

Ditë më parë Pjetër Nrecaj vrau bashkëshorten e tij Valona Marku-Nrecaj dhe të bijën e tij nëntëvjeçare në Brekoc të Gjakovës.

Shkelzen Marku ka thënë se disa herë e kanë njoftuar Policinë se Pjetër Nrecaj sillej me armë dhe kërcënime po Policia e shtetit nuk kanë reaguar.

“Shteti ka dështuar t’i ofrojë ndihmë motrës sime, veç se janë shtetase të Shqipërisë.

KTV raporton se sot është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj Pjetër Nrecaj. Dhe ajo është mbajtur në Gjakovë pasi gjendja e tij është stabilizuar.

Këtë e ka konfirmuar avokatja e tij. Dhe gjatë ditës pritet të merret vendimi për të.

    Data: 10 Gusht 2018 11:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera