Kthehu lart

Vdekja e nxënëses 13-vjeçare, T7 raporton nga Istogu

Vdekja e nxënëses 13-vjeçare, T7 raporton nga Istogu GazetaExpress

E ndjera Medina Buleshkaj kishte probleme me zemër që nga mosha 2 vjeçare

Lulet janë vendosur në bankën ku deri dje ulej Medina Buleshkaj. 

13 vjeçarja nga Istogu ndërroi jetë deri sa po mbante mësim në shkollën Bajram Curri. 

Drejtori i shkollës, Sejdi Kabashi, ishte ai që bashkë me një pjesë të stafit e dërguan 13 vjeçaren në QKMF.

Nxënësja 13 vjeçare kishte ndërruar jetë deri sa kishte arritur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. 

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, që pas ekzaminimit të jashtëm thoshte se Medina Buleshkaj nuk kishte shenja që mund të çonin në vdekjen e saj.

E shkaktari i vdekjes së saj nuk dihet, kjo sepse nuk është kryer autopsia.

E në familjen Buleshkaj është hapur e pamja për vjazën e tyre, Medinën. Xhaxhai i saj thotë që ajo vuante nga një sëmundje e zemrës që kur ishte 2 vjeçare.

Gjithashtu, ai thotë që 13 vjeçarja nuk kishte pasur përkeqësim të gjendjes.

Trupi i pajetë i Medina Buleshkaj iu është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore. 

Medina, 13 vjeçare u varros të mërkurën në varrezat e Istogut.

    Data: 17 Tetor 2018 20:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera