Kthehu lart

Vazhdojnë ankesat për listën e veteranëve në Prokurori

Vazhdojnë ankesat për listën e veteranëve në Prokurori GazetaExpress

Edhe të enjten kanë vazhduar ankesat për përfshirjen në listat e “veteranëve mashtrues”, raporton T7

Kanë ardhur të dëshmojnë në Prokurori se janë veteranë të vërtetë. 

Por këta qytetarë s’po arrijnë ta bindin fillimisht njëri tjetrin që kanë qenë në luftë.

Këtë debat ata e patën para objektit të Prokurorisë Specilale ku kanë sjellë dokumente që dëshmojnë se kanë qenë pjesë e luftës dhe se pa të drejtë janë futur në listat e prokurorisë si mashtrues. 

Këto ankesa nga ish ushtarët po bëhën, ani pse udhëheqës të Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë kërkuar që kjo të mos bëhet. 

Një derë tjetër për t’u ankuar për ish ushtarët, është Agjensioni për Mbojtjen e të dhënave personale. 

Ka dy ditë që numër i madh i tyre i janë drejtuar këtij institucioni për ankesë.

Përfaqësues të kësaj agjencie e kanë konfirmuar për Frontal se kanë pranuar disa ankesa.

Ndërkaq, OVL-UÇK kanë kërkuar nga qeveria që të fillojë rivlerësimin e procesit me anë të një komisioni të përcaktuar.

    Data: 20 Shtator 2018 20:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera