Kthehu lart

U vra nga babai, vëllai i heq foton nga varri: Shumë e zhveshur

U vra nga babai, vëllai i heq foton nga varri: Shumë e zhveshur GazetaExpress

Torturë edhe pas vdekjes.

Hina Saleem, 20 vjeçarja pakistaneze e vrarë 12 vjet më parë nga babai i saj për zakonet e saj perëndimore dhe që pastaj u varros në oborrin e shtëpisë me ndihmën e disa të afërmve, nuk mund të pushojë në paqe.

Fotoja që ishte mbi varrin e saj në varrezat Vantiniano të Brescia (gur varri i dhuruar nga një bamirës anonim qershorin e shkuar), u hoq nga vëllai më i madh, Suleman, i cili u bë kreu i familjes pas arrestimit të babait të tij, i dënuar me 30 vjet burg për vrasje.

“Hoqa foton për arsye të dekorimit, – tha ai, – se pamja nuk ishte e mirë, Hina ishte tepër e zhveshur, e veshur me jelek rozë dhe nuk është respekt për besimin tonë që të shfaqet ashtu në varr. Edhe në kishat tuaja nuk mund të hyhet në këtë mënyrë".

Suleman shpjegoi se ai veproi “vetëm pasi kishte folur” me familjen e tij dhe premtoi se do të zgjidhte “një imazh më dinjitoz” për të kujtuar motrën e tij. /GSH


    Data: 18 Nentor 2018 23:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera