Kthehu lart

​Trump: Audio e vrasjes së Kashoggit, e tmerrshme, nuk do ta dëgjoj

​Trump: Audio e vrasjes së Kashoggit, e tmerrshme, nuk do ta dëgjoj GazetaExpress

Sipas presidentit amerikan Donald Tump, një audio e momenteve të vrasjes së gazetarit saudit Kashogi i është dhënë nga autoritetet turke, por ai nuk do ta dëgjojë atë pasi është makabre. Ndërkaq në Shtëpinë e Bardhë ka dhënë dorëheqjen një zyrtare e lartë, përgjegjëse për marrëdhëniet me Arabinë Saudite.

Donald Trump disponon një regjistrim audio të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, por nuk dëshiron ta dëgjojë pasi përmbajtja e tij është shumë e dhunshme. Presidenti amerikan e ka bërë të ditur këtë fakt gjatë një interviste për “Fox News Sundey” ku shpjegon: është një regjistrim i tmerrshëm, tregon një situatë dhune të tmerrshme dhe vuajtje pafund.

Presidenti amerikan thotë se është informuar në vazhdimësi për këtë ngjarje të rëndë në Turqi dhe tashmë e ka shumë të qartë se çfarë ka ndodhur konkretisht me gazetarin saudit.

Ndërkaq hetimet nxjerrin në dritë fakte të reja për këtë çështje.

Vrasësi mund ta ketë nxjerrë trupin e copëtuar të Kashoggit jashtë Turqisë, sipas asaj që ka referuar ministri turk i mbrojtjes.

Sipas tij, kjo mund të ketë ndodhur pak orë pas krimit në konsullatë dhe vrasësit e gazetarit mund ta kenë transportuar jashtë vendit trupin e tij të copëtuar të futur në valixhe, pa pasur asnjë problem për shkak të imunitetit të tyre diplomatik.

Ndërkaq ka dhënë dorëheqjen një drejtuese e Shtëpisë së Bardhë, përgjegjëse për politikën amerikane drejt Arabisë Saudite, njëkohësisht, drejtore për rajonin e Gjirit Persik në Këshillin Kombëtar të Sigurisë në SHBA. Rrethanat e dorëheqjes së saj mbeten ende të paqarta, ndërsa sipas NYT, qëndrimi i saj për një linjë më të ashpër të Uashingtonit ndaj Riadit mund të ketë shkaktuar përplasje në Shtëpinë e Bardhë.

    Data: 18 Nentor 2018 23:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera