Kthehu lart

Thaçi shoqëron verën e shtrenjtë me 10 litra ujë

Thaçi shoqëron verën e shtrenjtë me 10 litra ujë GazetaExpress

Dymbëdhjetë shishe ujë me 0.75 litra ishin pirë në darkën e 5 tetorit 2011 ku kryeminsitri i atëherëshëm Hashim Thaçi kishte pirë një shishe nga vera e shtrenjtë “Amarone” me çmim 120 euro.

Në restorantin “EXX”, fatura e datës 5 tetor 2011, e cila është lëshuar në orën 20:30 të mbrëmjes, veç tjerash ka edhe verë italiane, e shpeshtë në faturat zyrtare, e cila kushton 120 euro.

Në këtë darkë zyrtare, e cila është paguar nga kuleta e shtetit, është faturuar edhe ujë ‘San Pelegrino’, akull, coca cola e espresso, të cilat në total bëjnë 135 euro e 40 cent.
Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

    Data: 17 Gusht 2018 23:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera