Kthehu lart

SMS, dëshmi dhe detaje ekskluzive nga aktakuza e Syrit të Popullit

SMS, dëshmi dhe detaje ekskluzive nga aktakuza e Syrit të Popullit Merita Miftari Autori: Merita Miftari GazetaExpress

Procesi gjyqësor për rastin e njohur si Syri i Popullit është duke vazhduar. Aktualisht në Gjykatën Themelore të Prishtinës po dëgjohen dëshmitarët. Por, çka thuhet në aktakuzën 80 faqëshe të siguruar nga Gazeta Express? SMS, interesim për blerjen e armëve, kode dhe lista e plotë e profileve të larta të Kosovës që ishin në shënjestër të Syrit të Popullit. Profile këto që organizata i cilësonte si tradhtarë të popullit. Sulmi i parë i kësaj organizate me armë zjarri ishte ndaj avokatit Azem Vllasi, i cili mbeti i plagosur në mars të vitit 2017

“Syri i Popullit” shihet nga prokuroria si organizatë kriminale, që kishte për qëllim destabilizimin e vendit, ndaj pjesëtarëve të së cilës u ngrit aktakuzë në maj të këtij viti. Janë më shumë se 100 dëshmitarë që kanë dhënë dëshmi për këtë proces.

“Syri i Popullit kishte marrë vendim që në mars të 2017-ës të fillojnë me aksione të kundërligjshme me qëllim që ta destabilizojë ose shkatërrojë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës, që me sulme dhe vrasje ndaj  personaliteteve më ta larta shtetërore...duke i konsideruar si tradhtarë të vendit", thuhet në fillim të aktakuzës.

Të akuzuarit janë: Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Toplana. Organizata vepronte në Kosovë, Zvicër, Asutri e Gjermani.



Organet e sigurisë kanë përdorur masa të fshehta për të zbuluar aktivietin e këtij grupi. Përgjimet kanë nxjerrë në pah aktivitetin e kësaj organizate, ndërsa aktakzua përmban detaje të komunikimeve mes të përfshirëve në këtë rast.

Një nga këta sms është edhe ky i Murat Jasharit, që i  drejtohet një përsoni në Asutri.  

“I nderuari shok, ka kohë që është formuar organizata me Avni Rrustemat për ta vrarë tradhtinë”, i kishte shkruar Murat Jashari një personit në Austri.

Pos kësaj ky grup ishte mbajtur edhe takime të fshehta. Një nga të ishte zhvilluar edhe në shtëpinë e Ragim Sallovës, në Mazgit të Obiliqit. Fjalim  të gjatë këtu kishte mbajtur Murat Jashari.

Kjo organizatë kishte planifikuar edhe vrasjen e personaliteteve të ndryshme ndërsa, cak të parë e kishte Azem Vllasin. Siç përshkruhet edhe në aktakuzë, caku i dytë ka qenë Hajredin Kuqi. 

Lista e personave që Syri i Popullit pretendonte t’i eliminonte:




    Data: 07 Dhjetor 2018 18:00
    Autori: Merita Miftari

    Të tjera