Kthehu lart

Shtetasja angleze viziton Prizrenin, dhunohet seksualisht rrugës për në Kala

Shtetasja angleze viziton Prizrenin, dhunohet seksualisht rrugës për në Kala GazetaExpress

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit me inicialet M.B., mbi dyshimin se ky i fundit ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një shtetase angleze në Prizren.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Prizrenit, i dyshuari M.B. nga Fshati Hoqë, në mbrëmjen e 7 gushtit e detyron shtetasen angleze të kryejë marrëdhënie seksuale, derisa e njëjta ishte duke ecur rrugës për në Kala.

“Me datën 07.08.2018 rrethe orës 21:30 minuta, në Prizren i pandehuri duke shfrytëzuar momentin kur viktima  shtetase e Anglisë  duke ecur rrugës për në ”Kala” të njëjtën e detyron për të kryer aktin seksual”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Data: 10 Gusht 2018 11:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera