Kthehu lart

Selmanaj: AAK'ja s'lëkundet për taksën, edhe nëse rrezikohet rënia e Qeverisë

Selmanaj: AAK'ja s'lëkundet për taksën, edhe nëse rrezikohet rënia e Qeverisë GazetaExpress

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka thënë se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse kërkohet largimi i taksës ndaj mallrave serbe.

Selmanaj ka thënë se edhe pse Kosovës nuk i duhen zgjedhjet në këtë fazë, AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse vihet në pyetje qëndrimi i taksës.

“Ne nuk e shohim interesin në aspektin partiak dhe elektoral. Ne vendimin për mos heqjen e taksës e kemi në raport me dialogun me Serbinë. Mendoj se opozita po luan më shumë me taksën si kartë elektorale, jo Kryeministri”, tha ai në RTV Dukagjini.

Deputeti i AAK-së ka thënë se deri tash PDK-ja ka qenë korrekt në raport me partnerët e koalicionit, përcjell Telegrafi.

“Edhe vendimi për taksën ka qenë vendim i përbashkët i partnerëve të koalicionit. Mbetet të shihet si do të veprojnë partnerët e koalicionit… Por mund të them se AAK, çoftë edhe me çmimin e shkuarjes në zgjedhje, taksën nuk e hekë sepse është vendim i drejt dhe i ndihmon Kosovës në bisedime”, tha ndër të tjera Rasim Selmanaj.

    Data: 11 Shkurt 2019 20:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera