Kthehu lart

Scardian mundëson Sigurimin e shtëpisë për bashkatdhetarë – për shtëpi/banesa të pabanuara deri në 1 vit të tërë!

Scardian mundëson Sigurimin e shtëpisë për bashkatdhetarë – për shtëpi/banesa të pabanuara deri në 1 vit të tërë! GazetaExpress

Kompania e Sigurimeve “SCARDIAN”, që nga lansimi i produktit Sigurimi i shtëpisë ju mundëson edhe bashkatdhetarëve që të sigurojnë shtëpitë apo banesat e tyre në Kosovë.

Tani Scardian Sigurime e zgjeron këtë ofertë që të merr në sigurim edhe shtëpitë e pabanuar për 1 vit të tërë.

Në Kosovë ka filluar të ngritet numri shfrytëzuesve të sigurimit shtëpiak, dhe interesim të posaçëm për këtë shërbim kanë bashkatdhetarët, të cilët kanë pronë në Kosovë dhe dëshirojnë ta sigurojnë nga dëmet e mundshme si zjarri, vjedhja, rrufeja, eksplodimi, goditja e mjetit motorik, rënia e drunjve e rreziqe të tjera. Para se të lansojë në treg këtë ofertë kompania Scardian, bashkatdhetarët nuk e kanë pasë të mundur këtë shërbim në Kosovë.

Ndërsa, një veçanti tjetër e ofertës se Scardian-it është që në pako të Sigurimit shtëpiak, familjarët e madje edhe mysafirët e tyre, gjatë qëndrimit në shtëpi, janë të siguruar nga aksidentet personale.  

“Jemi shumë krenarë që Scardian Sigurime e ofron këtë shërbim për bashkatdhetarët. Ky shërbim është treguar i suksesshëm në vitet e kaluara e sidomos gjatë sezonës së pushimeve. Çmimet e sigurimit të Shtëpisë apo banesës fillojnë prej 49.90€ në vit, dhe duke marrë parasysh që një sigurim i tillë mund t’ju kursej klientëve me mijëra Euro në rast të dëmeve, është  një shërbim që çdo familje duhet ta ketë”,  ka thënë Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Scardian , Arben Avdyli.

Kompania e sigurimeve Scardian ofron të gjitha shërbimet dhe produktet e sigurimeve që përdoruesve u nevojiten me çmime shumë të arsyeshme.

Qëllimi i Scardian Sigurime është të minimizojë traumat dhe shpenzimet e klientëve në rast të fatkeqësive eventuale, që ata të vazhdojnë përditshmërinë e tyre sa më shpejt pas ndodhjes së fatkeqësive.   

                                        

    Data: 21 Qershor 2018 15:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera