Kthehu lart

S'ka ngrohje, shkolla pezullon mësimin

S'ka ngrohje, shkolla pezullon mësimin GazetaExpress

Në një shkollë në Vushtrri, nuk po mbahet mësim që nga e hëna, shkaku i ngrohjes

Lojën e futbollit, fëmijët nuk po e bëjnë në orën e zakonshme të edukatës fizike.

Në shkollën e mesme të ulët “SHMU 1” në Vushtrri, nuk po mbahet mësim që nga e hëna. 

Kjo për shkak, se ka nuk ka ngrohje. 

E për këtë, nxënësit ishin lajmëruar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

NUK KA NXEMJE, SHKOLLA NDËRPRENË MËSIMIN

Askush nga përgjegjësit nuk kanë qenë të pranishëm në shkollë gjatë kohës kur ekipi i T7, qëndroi aty.

E përmes telefonit, drejtori i shkollës, Emrush Perçuku, ka konfirmuar se në këtë javë nuk është duke u mbajtur mësimi.

Ai thotë se për këtë prishje, është lajmëruar Drejtoria e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë.

E në drejtorinë e arsimit në këtë komunë, thonë se riparimi i kësaj prishje, është çështje kohe.

Hajrizi thotë se orët e humbura të nxënësve, do të kompenzohen gjatë ditëve në vijim.

    Data: 05 Dhjetor 2018 20:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera