Kthehu lart

Qeveria do të diskutojë për taksën me Serbinë

Qeveria do të diskutojë për taksën me Serbinë GazetaExpress

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u parapa të diskutohet edhe për masën doganore ndaj produkteve serbe dhe boshnjake që hyjnë në Kosovë.

Megjithatë, u vendos që të shtyhet për në mbledhjen e ardhshme

Pika e diskutimit ishte shqyrtimi i propozim-vendimit lidhur me mallrat që kanë hyrë në territorin e Kosovës para vendosjes së masës 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia e Bosnja-Hercegovina.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës shpjegoi pse është i nevojshëm të merret vendim për këtë çështje.

“Kanë ekzistu mallra që kanë hy në Kosovë të padoganuara para vendimit të taksës , për këtë arsye mendoj që një vendim i tillë të ndodhë. Qëllimi i taksës nuk ka qenë dëmtimi i sipërmarrësit”, tha Haradinaj.

    Data: 11 Janar 2019 13:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera