Kthehu lart

Publikohen rezultatet e Maturës Shtetërore (Video)

Publikohen rezultatet e Maturës Shtetërore (Video) GazetaExpress

Komisioni Shtetëror i Maturës (KSHM) ka mbajtur konferencë për media ku u bë publikimi i rezultateve të maturës shtetërore.

Konferenca u mbajt MASHT.

Siç raporton ky komision, nga rezultatet finale del se 73.3 % e nxënësve kanë kaluar testin e maturës shtetërore.

Një shkallë më e lartë e arritshmërisë vërehet tek pjesa e mësimit në gjuhën shqipe e që përputhet me 73.3 %, te gjuha boshnjake 88.7%, tek gjuha turke më ulët, 56.6%.

Nuk vërehet një rënie e madhe me vitin e kaluar, ku kalueshmëria ka qenë 83.5%.
Tutje në konferencë u tha se, komisioni tani është në fazën e përgatitjes së mbajtjes së testit për pjesën e dytë, që do mbahet në gusht.
Ndërkohë, javën e ardhshme do caktohet data se kur do mbahet ky tekst.

    Data: 21 Qershor 2018 13:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera