Kthehu lart

Prokuroria e Pejës për 1 muaj i ka akuzuar 228 persona me gjithsej 174 aktakuza

Prokuroria e Pejës për 1 muaj i ka akuzuar 228 persona me gjithsej 174 aktakuza GazetaExpress

Prokuroria Themelore e Pejës vetëm gjatë muajit nëntor ka ngritur 174 aktakuza, ndaj gjithsej 228 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

U bë e ditur nga komunikata për media se gjatë muajit paraprak , Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 164 (njëqindegjashtëdhjetekatër) aktakuza, kundër 211 (dyqindenjëmbëdhjetë) të pandehurve.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë muajit nëntor janë ngritur gjithsej 10 (dhjetë) aktakuza, kundër 17 (shtatëmbëdhjetë) personave.

Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritje të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies./Express/

    Data: 13 Dhjetor 2018 17:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera