Kthehu lart

Prishet teleskopi i vetëm hapësinor i Rusisë

Prishet teleskopi i vetëm hapësinor i Rusisë GazetaExpress

Radioteleskopi i vetëm i Rusisë në hapësirë nuk është duke dhënë shenja të funksionimit dhe besohet se është prishur. Shefi i qendrës për studime hapësinore, Nikolai Kardashev, ka thënë se disa prej sistemeve të komunikimi të satelitit “Spektr-R” kanë dalë nga funksioni.

Sidoqoftë, një agjenci lajmesh ka raportuar se teleskopi është në gjendje të dërgojë të dhëna shkencore. Agjencia ruse për hapësirën, “Roskosmos”, thotë se teleskopi ka operuar shumë më gjatë sesa ishte parashikuar. Kardashev ka thënë se specialistët janë munduar ta rivendosin kontaktin me këtë pajisje, por secila përpjekje ka dështuar.

Yuri Kovalev, udhëheqës i kërkimeve për projektin e teleskopit “Spektr-R”, ka thënë se komunikimi është ndërprerë në mëngjesin e ditës së djeshme, por ka shtuar se ende ka shpresë për rregullim të këtij problem.

Teleskopi në formën e satelitit ishte lëshuar në hapësirë në vitin 2011. Një satelit i ri, i ndërtuar përmes bashëkpunimit mes Rusisë dhe Gjermanisë, i quajtur “Spektr-RG”, pritet të lëshohet gjatë këtij viti, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 12 Janar 2019 14:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera