Kthehu lart

Policia pranon informatën për një mjet të dyshimtë në Mazgit, bllokon rrugën

Policia pranon informatën për një mjet të dyshimtë në Mazgit, bllokon rrugën GazetaExpress

Sot rreth orës 14 policia ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Prishtinë- Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Mazgit, është gjetur një mjet i dyshimtë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Të gjitha njësitet policore të nevojshme për të menaxhuar me një situatë të tillë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe ato të ekzaminimit”, ka thënë Ahmeti.


Ajo tutje ka shtuar se policia ka bllokuar segmentin rrugor në fjalë përderisa të kryhen veprimet e nevojshme policore, ndërkaq po asiston pjesëmarrësit në trafik për rrugët alternative.

“Ndërkohë qe po kryhen veprimet e sipër cekura policia ka filluar një hetim preliminar lidhur me rrethanat qe karakterizojnë rastin”, tha Ahmeti./GazetaExpress

    Data: 13 Dhjetor 2018 17:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera