Kthehu lart

Personi që u gjet i vdekur dje në Prishtinë kishte pësuar sulm kardiak

Personi që u gjet i vdekur dje në Prishtinë kishte pësuar sulm kardiak GazetaExpress

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e 63-vjeçarit i cili dje pasdite u gjet pa shenja jete në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

Sipas policisë, D.T., dyshohet se ka pësuar sulm kardiak dhe ka vdekur në orën 18 e 40 minuta, transmeton Indeksonline.

“Njësitë përkatëse të policisë kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin për media të policisë

    Data: 10 Gusht 2018 11:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera