Kthehu lart

Pas shkrimit të Gazetës Express, Krasniqi alarmon deputetët: Thaçi po do të bëhet si Erdogani

Pas shkrimit të Gazetës Express, Krasniqi alarmon deputetët: Thaçi po do të bëhet si Erdogani GazetaExpress

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka alarmuar deputetët e vendit, pasi ka lexuar një shkrim në Gazetën Express, se si presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ka kërcënuar Gjykatën Kushtetuese dhe rendin kushtetues të vendit me një pyetje djallëzore.

Në një dokument që e ka siguruar Gazeta Express, Presidenti Thaçi i ka dërguar një pyetje Gjykatës Kushtetuese, me anë të së cilës i ka kërkuar këtij institucioni që t’ia heqë qafe Kuvendin për marrëveshjet që ai mund t’i arrijë në të ardhmen me faktorët e jashtëm: qoftë me Brukselin, qoftë me Serbinë. Në këtë mënyrë, Presidenti po përpiqet t’i hapë rrugë projektit të tij famëkeq për ndarjen e Kosovës.

Krasniqi, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, u ka thënë deputetëve të vendit se presidenti Thaçi po synon të bëhet si homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

"Në një situatë të tillë, të gjitha partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, duhet t’i marrin të gjitha masat për ta ruajtur sistemin demokratik të Republikës Parlamentare nga çdo formë e autoritarizmit e despotizmit të individit të papërgjegjshëm", ka porositur Krasniqi, nëpërmjet një shkrimi të publikuar në Facebook.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

TENDENCA PËR TË BËRË KOSOVËN REPUBLIKË PRESIDENCIALE!

Letra që Presidenti i Kosovës sot ia paska dërguar:” Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, që flet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që duhet të ndodhë me 2/3 e votave të deputetëve”. Të gjithë shqiptarët duhet ta marrin si alarm për të ndryshuar rregullimin shoqëror parlamentar në Republikën e Kosovës. E në mënyrë të veçantë, alarmi duhet t’i godet përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve të Kosovës, deputetet të cilët e kanë përgjegjësinë kryesore për ta ruajtur rendin Kushtetues në Republikën Parlamentare të Kosovës.

Në një situatë të tillë, të gjitha partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, duhet t’i marrin të gjitha masat për ta ruajtur sistemin demokratik të Republikës Parlamentare nga çdo formë e autoritarizmit e despotizmit të individit të papërgjegjshëm. Kërkesa e Presidentit të Kosovës është më shumë sesa më e shndërruar Republikën Parlamentare me Qeveri të fortë, në Republikë Presidenciale të ngjashme me Republikën Presidenciale të Erdoganit?!

Kushdo që ka sy e vesh e sheh ketë!

    Data: 20 Shtator 2018 22:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera