Kthehu lart

Pas lajmit se do të shkojë në Hagë, lajmërohet Remi

Pas lajmit se do të shkojë në Hagë, lajmërohet Remi GazetaExpress

Një ditë pasi që u mësua se Rrustem Mustafa- Remi u ftua për intervistim nga Gjykata Speciale, ai ka vendosur të reagojë, shkruan Gazeta Express.

Përmes Facebook’ut, ish-komandanti i UÇK-së ka shpërndarë një këngë patriotike të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Shoqëria kulturore “Azem Galica” Prishtinë. Me këngë për Zahir Pajazitin në Gjirokastër me 2004! Dëgjimtë këndshëm”.

Gazeta Express dje ka raportuar ekskluzivisht se njëri nga krerët e lartë të UCK’së ka marrë ftesë nga Specialja.

Këtë e konfirmoi pak minuta më vonë edhe avokati i Remit, Arianit Koci./Express

..

    Data: 07 Dhjetor 2018 16:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera