Kthehu lart

Pasi ia dha medaljen, Thaçi e qerasi McCain-in me kafe (FOTO)

Pasi ia dha medaljen, Thaçi e qerasi McCain-in me kafe (FOTO) GazetaExpress

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit të mbajtur sot me senatorin amerikan John McCain, ndër të tjera në emër të qytetarëve të Kosovës e ka nderuar me medaljen “Urdhri i Lirisë”. Para dhënies së medaljes, Thaçi në shoqëri të ambasadorit Greg Delawie si dhe ambasadorës së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka qërasur me kafe senatorin amerikan John McCain

Presidenti ka njoftuar në faqen e tij në Facebook se bota ka pak njerëz që mëshirojnë më shumë se senatori McCain vlerat e lirisë. Në ditët tona më të vështira si komb, kemi gjetur frymëzim në shëmbëlltyrën e tij.

“Me punën dhe angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës, senatori McCain dëshmoi se liria nuk është privilegj i të fortit, por e drejtë fondamentale për secilin njeri, për secilin komb.

Zoti e bekoftë miqësinë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”- ka thënë tutje Presidenti. /Gazeta Express



    Data: 14 Prill 2017 11:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera