Kthehu lart

Një punëtor i Spitalit në Gjilan humb jetën nga gripi i derrave

Një punëtor i Spitalit në Gjilan humb jetën nga gripi i derrave GazetaExpress

Ramadan Jashari (1974) nga fshati Pogragjë e Gjilanit, ka vdekur të dielën pasi nuk mundi ta mbijetojë sëmundjen e gripit të derrave.

Nysret Hajrullahu, drejtor i spitalit, ka konfirmuar se me vdekjen e Ramadan Jasharit spitali i Gjilanit ka humbur një punëtor të madh e të dalluar.

Ramadan Jashari një teknik medicinal shumë i zoti, i afërt, i dashur për kolektivin ka humbur betejën me sëmundjen e gripit të derrave këtë të diel, i cili ishte i shtrirë një kohë në spitalin e Prishtinës.

Nysret Hajrullahu, drejtor i spitalit të Gjilanit, tha për Rajonipress se "Ramadan Jashari ishte i prekur nga gripi i derrave, kurse për ne është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. Do ta kujtojmë gjatë sepse ka lënë mbresa të mira si në punë ashtu edhe në sjellje”, tha Hajrullahu.

Ndryshe, varrimi i Ramadan Jasharit bëhet të hënën me drekë, kanë njoftuar familjarët e tij.

    Data: 11 Shkurt 2019 11:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera