Kthehu lart

Në Mitrovicë frikë nga fantazmat, policia s’ka zgjidhje për ta

Në Mitrovicë frikë nga fantazmat, policia s’ka zgjidhje për ta GazetaExpress

Ka tashmë dy javë prej kur punëtorët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dega në Mitrovicë po ankohen rregullisht në polici. Ata po pretendojnë se në objektin ku punojnë po dëgjojnë disa zëra, që vijnë nga siç thonë ata “fantazmat”. Për këtë, rasti është lajmëruar edhe në polici, por, këta të fundit siç kanë deklaruar për Express “nuk kanë njësit që merret me fantazma”

Dy javë më parë, në orët e mbrëmjes policinë e Mitrovicës e lajmëruan punëtorë të sigurimit që ruajnë në objektin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë.

Ata të fundit, të shqetësuar lajmëruan policinë se në këtë objekt janë duke dëgjuar disa zëra e britma që nuk e dinë se nga vijnë.

Atë natë njësiti i policisë doli në vend të ngjarjes për të parë më nga afër rastin, e kjo shihet edhe në pamjet e publikuara nga Express.

Por, aty panë se kjo nuk është çështje që trajtohet nga ta.

Policia e rajonit të Mitrovicës të kontaktuar nga Express kanë thënë se e kanë pranuar një informacion të tillë.

“E kemi pranuar një informacion të tillë prej sigurimit. Policia ka shkuar në vend të ngjarjes, mirëpo, nuk ka ndërmarrë diçka pasi që ka parë që nuk është çështje që trajtohet nga policia”, ka deklaruar zëdhënësi i këtij rajoni, Avni Zahiti.

E sipas tyre, për këto raste nuk kanë as ekipe hetuese.

Por, ata që çdo ditë punojnë në këtë objekt duke folur për Express po thonë se zërat po dëgjohen në objekt gjatë mbrëmjes, e ka edhe raste të tilla që iu humbin gjërat.

“I kemi dëgjuar disa zëra, po na vjedhin gjërat, po na humbin. Janë shfaqur shpirtat e vdekur, ose spo e dimë as çka janë. Mund të thërrisni policinë ju tregojnë rastin më mirë”, janë deklaruar shkurtimisht.

Ata gjithashtu kanë lajmëruar se janë të shqetësuar vazhdimisht nga kjo që po ndodh në objekt./Express

    Data: 13 Dhjetor 2018 16:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera