Kthehu lart

Në Ferizaj nis protesta në mbështetje të së miturës nga Drenasi

Në Ferizaj nis protesta në mbështetje të së miturës nga Drenasi Foto nga protesta e mbajtur në Prishtinë GazetaExpress

Në Ferizaj ka nisur marshi protestues i organizuar nga shoqëria civile lidhur me rastin e fundit në Drenas

Protestuesit fillimisht do të qëndrojnë para ish-objektit të Gjykatës Komunale, për të vazhduar deri te Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj. 

Ditë më parë u mbajtën protesta edhe në Prishtinë e Drenas, si shenjë revolte ndaj rastit të fundit që ka ndodhur në Drenas.

Më 5 shkurt në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V., ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar të abortojë. 

Mësimdhënësit dhe policit që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast, iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Ndërkohë që gjinekologu është në arrest shtëpiak.

    Data: 11 Shkurt 2019 11:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera