Kthehu lart

Ndeshen disa vetura pranë katedrales në Prishtinë, edhe ambulanca në vend të ngjarjes

Ndeshen disa vetura pranë katedrales në Prishtinë, edhe ambulanca në vend të ngjarjes GazetaExpress

Një aksident trafiku ka ndodhur në natën e së dielës, në Prishtinë.

Disa vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në udhëkryqin pranë katedrales "Nënë Tereza".

Dyshohet se shkaktari kryesor i këtij aksidenti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime, ka mësuar Gazeta Express.

Policia, e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, nuk ka dashur të japë detaje rreth rastit.

Edhe një ambulancë ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, për t'i dhënë trajtim mjekësor të lënduarve.

Gazeta Express ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihet se veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

    Data: 18 Nentor 2018 22:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera