Kthehu lart

Mustafa përkujton aktivistin e LDK-së të vrarë pas luftës

Mustafa përkujton aktivistin e LDK-së të vrarë pas luftës GazetaExpress

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar Smajl Hajdarajn në 17-vjetorin e vrasjes së tij.

“Sot, në 17-vjetorin e vrasjes së ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e përkujton dhe shpreh dhimbje për humbjen e tij”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Më tutje, LDK-ja shkruan se Smajl Hajdaraj ishte deputet e aktivist shembull se si mbrohet liria dhe kultivohet demokracia në vend.

“Hajdaraj ishte atdhetar i cili nuk kurseu veten deri në ditën e fundit të jetës dhe humbja e tij nuk është humbje vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë Kosovën”, thuhet në përkujtim.

Smajl Hajdaraj u vra më 17 janar të vitit 2002, ndërsa vrasja e tij nuk u zbardh asnjëherë. /Express

    Data: 17 Janar 2019 11:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera