Kthehu lart

Murati: "Kosova e Re" do t’i bëjë qytetarët skllevër për 20 vjetët e ardhshëm

Murati: "Kosova e Re" do t’i bëjë qytetarët skllevër për 20 vjetët e ardhshëm GazetaExpress

Ekonomisti Hekuran Murati e ka vlerësuar si shumë të dëmshëm për Kosovën projektin për ndërtimin e termocentralit me thëngjill “Kosova e Re”.

Sipas tij, ky projekt është i dëmshëm jo vetëm për shkak të teknologjisë dhe ndotjes së mjedisit, por edhe për shkak të kushteve financiare për realizimin e tij.

Murati ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se refuzimi i Partisë Demokratike të Kosovës për ta çuar përpara këtë projekt, kur e udhëhiqte Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, është treguesi më i qartë se sa i dëmshëm është ai.

“Ministri i PDK’së e ka pasur në tavolinë tërë mandatin e tij, dhe s’e ka nënshkruar”, është shprehur Murati.

Ai ka theksuar se as PDK’ja s’e ka vlerësuar të mirë projektin për “Kosovën e Re”, ndonëse në të kaluarën ka aprovuar projekte të dëmshme.

Ky projekt, ka thënë Murati, “e bën shtetin e Kosovës, popullin e Kosovës, skllav për 20 vjetët e ardhshme”.

Kontrata për termocentralin e ri me qymyr do t’i kushtojë shtetit 6 miliardë euro, ka paralajmëruar Murati. /Express/

    Data: 17 Tetor 2018 20:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera