Kthehu lart

Kalojnë tre projektligjet, Kuvendi e miraton krijimin e ushtrisë së Kosovës

Kalojnë tre projektligjet, Kuvendi e miraton krijimin e ushtrisë së Kosovës GazetaExpress

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar edhe Projektligjin e tretë për transformimin e FSK-së në ushtri.

Është miratuar me 96 vota pro Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Ky projektligj rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jodiskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.

Ky projektligj përcakton kriteret e përgjithshme për shërbim, parametrat e shërbimit, kohëzgjatjen e shërbimit, zhvillimin e karrierës, ndërprerjen e shërbimit, statusin e pjesëtarit të FSK-së, të drejtat dhe detyrimet e pjesëtarëve dhe çështje tjera në kuadër të shërbimit në FSK.

    Data: 18 Tetor 2018 13:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera