Kthehu lart

Melania Trump denoncon ngacmimet në internet

Melania Trump denoncon ngacmimet në internet GazetaExpress

Zonja e Parë amerikane, Melania Trump është shprehur sot gjatë një fjalimi për luftën kundër ngacmimeve në internet, si një nga prioritetet e saj.

”Shumica e fëmijëve janë më të vetëdijshëm për përfitimet dhe kurthet e rrjeteve sociale sesa disa të rritur’’, u shpreh Melania Trump me rastin e një seminari për ngacmimet kibernetike në Maryland.

Rrjetet sociale mund të përdoren në shumë mënyra pozitive, por mund të jenë shkatërruese nëse keqpërdoren.

E pyetur në lidhje me mospërputhjen e dukshme midis përpjekjeve të Melania Trump në luftën kundër ngacmimeve në internet dhe sjelljes së bashkëshortit të saj në “Twitter”, zëdhënësja e Zonjës së parë iu përgjigj se kjo e fundit ishte e vetëdijshme për kritikët, por ato nuk do e shpërqëndrojnë nga rruga që ajo e cilëson të drejtë, përcjell Atsh.

‘’Presidenti është krenar për angazhimin e saj për kauza në ndihmë të fëmijëve dhe mbështet çdo nismë që ajo ndërmerr’’, saktësoi zëdhënësja Stephanie Grisham.

    Data: 20 Gusht 2018 20:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera