Kthehu lart

Melania e ka acaruar sërish Donald Trumpin

Melania e ka acaruar sërish Donald Trumpin GazetaExpress

Donald Trump është mjaft i acaruar që Melania Trump veshi xhaketën e saj, aq shumë të komentuar gjatë këtyre ditëve në media, ‘I Don’t Care’ (nuk më intereson) gjatë një vizite me fëmijët e emigrantë në Teksas, në mbështetje të fushatës ‘Be Best’.

72-vjeçari Trump nuk është aspak i lumtur që Melania Trump veshi xhaketën e saj “interesante” me fjalët “I don’t really care, do u”, të shkruara në shpinë gjatë vizitës te fëmijët emigrantë në Teksas, madje mendohet edhe të ketë reaguar për këtë gjest të së shoqes.

“Donald është shumë i zemëruar për xhaketën e Melania-s, por, në fakt, kjo është edhe arsyeja pse ajo e veshi atë xhaketë, për t’i shkaktuar atij këtë nervozizëm", - ka thënë një burim pranë Melanias ekskluzivisht për Hollywood Life.


"Donald nuk është në gjendje të gjejë një arsye pse Melania bëri këtë zgjedhje, po ai mendon se ajo kapi një xhaketë pa e kuptuar atë që ishte shkruar në të, edhe pse kjo është qesharake, por si mund të justifikohet ndryshe? Melania dha një shfaqje aspak serioze gjatë fushës “Be Best”, edhe pse ajo vetë zgjodhi të heshtë më mirë sesa të gjejë një justifikim.”

Melania, duke u kthyer te Donald, e veshur me xhaketën e saj, mund ta ketë bërë atë të ndihet më mirë.

Zonja e Parë nuk duket ta ketë parasysh atë që shkruhej pas xhaketës, megjithatë, ky është një tregues i dukshëm i faktit se si e portretizon ajo veten (madje edhe nëse e ka bërë pa dashje).

"Edhe pse ajo ishte e vetëdijshme se njerëzit mund ta keqkuptonin dhe të mendonin se asaj vërtet nuk i intereson, duket se vërtet asaj nuk i intereson. Madje, kjo është kuptuar që nga koha kur është martuar me Donald”, – vijon më tej burimi.

Megjithëse Melania e ka kaluar në heshtje të gjithë këtë zhurmë, zëdhënësi i saj u përpoq ta bindte që të jepte një shpjegim për këtë.

Natyrisht, Donald e justifikoi atë në Twitter, por Melania, për veten, nuk e shpjegoi kurrë atë që ndodhi.

    Data: 24 Qershor 2018 22:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera